Zyrtare: Kjo është lista e Shqipërisë kundër Armenisë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka publikuar dhe listën zyrtare me lojtarët që janë të ftuar për takimin kundër Armenisë.

Sport

23/03/2015 11:12

Gianni de Biasi ka ftuar lojtarët që do të marrin pjesë në skuadrën e Shqipërisë për takimin eliminator të Euro 2016 kundër Armenisë.

Në këtë listë është edhe sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi i cili ka kaluar në një formë fantastike me skuadrën zvicerane.

Portierët: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtësit: Agolli, Ajeti, Aliji, Cana, Curri, Hysaj, Lila, Mavraj.

Mesfushorët: Abrashi, Basha, Bulku, Kaçe, Kukeli, Lenjani, Meha, Memushaj, Rama, Roshi, Shala, Xhaka.

Sulmuesit: Balaj, Cikalleshi, Gashi, Sadiku, Salihi.