ZYRTARE: Kjo është dita kur do zbulohet skuadra e re e De Ligt

21:58 | 26 Maj 2019

Ndërsa sezoni përfundon dhe vëmendja i kthehet merkatos, mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, është një nga emrat më të lakuar, pasi Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain dëshirojnë shërbimet e tij.

Kampionët e La Liga-së Barcelona janë duke pritur për një përgjigje nga De Ligt në propozimin e tyre, megjithëse siç raportohet nga Marca të shtunën ekipi katalanas është ekonomikisht inferior ndaj ofertës së Manchester United.

“Natyrisht, Premierliga është një garë e madhe, edhe në Spanjë”, i tha ai ESPN, duke zbuluar dyshimet e tij mbi të ardhmen, përcjell lajmi.net.

“Unë ende nuk di asgjë se ku do të jetë e ardhmja ime”.

“Së pari duhet të luajmë dy ndeshje në Ligën e Kombeve dhe  pas kësaj unë do të vendosë të ardhmen time”, deklaroi 19-vjeçari.

Holanda përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve para se të ballafaqohen me Portugalinë ose Zvicrën në finale ose për vendin e tretë në ”play-off”. /Lajmi.net/