ZYRTARE: Kili emëron selektorin e ri

Federata e Futbollit të Kilit ka njoftuar për emërimin e Juan Antonio Pizzi në postin e selektorit.

Sport

30/01/2016 08:42

Juan Antonio Pizzi është emëruar selektor i ri i Kilit. Argjentinasi do ta fillojë aventurën e tij nga java e ardhshme në vend të larguarit, Jorge Sampaoli.

Pizzi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në detyrë tek kampioni i Copa America deri pas Kampionatit botëror 2018, përcjell “Lajmi.net”.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një komunikate të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollit të Kilit.