ZYRTARE: KF Vëllaznimi transferon ish-mbrojtësin e QPR-së, Ahmetaj

Argjend Ahmetaj është lojtari më i ri i KF Vëllaznimit.

Sport

21/01/2021 18:26

KF Vëllaznimi ka vazhduar me përforcimet në afatin kalimtar të janarit, këtë herë ata zyrtarizuan transferimin e Argjend Ahmetaj i cili është angazhuar me akademinë e skuadrës së njohur angleze, Queens Park Rangers dhe së fundmi ishte angazhuar tek Arseley Town, transmeton lajmi.net.

Ahmetaj luan si mbrojtës i djathtë dhe ka lindur në Angli ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrirës së tij./Lajmi.net/