Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjinit, shkruan lajmi.net.
Dukagjini kishte bërë ankesë që lojtari i Istogut, Erion Ceta kishte thyer rregullat pasi ishte i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe prapë u paraqit në gjysmëfinale të Kupës.
Dukagjini fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1-2, por pas këtij vendimi, Komisioni i Garave vendosi për të eliminuar Istogun./Lajmi.net/