Zyrtare: Kelmendi humb sezonin te Gjilani, këput ligamentin e gjurit

Shend Kelmendi edhe zyrtarisht të jetë mungesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të edicionit në Superligën e Kosovës dhe finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Sulmuesi i “kuqebardhëve” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës kundër Llapit ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe kësisoj ai do t’i nënshtrohet operimit, shkruan…

Sport

25/04/2023 22:16

Shend Kelmendi edhe zyrtarisht të jetë mungesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të edicionit në Superligën e Kosovës dhe finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Sulmuesi i “kuqebardhëve” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës kundër Llapit ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe kësisoj ai do t’i nënshtrohet operimit, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Gjilanit me anë të një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit”.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit”.

“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e Gjilanit./Lajmi.net/