ZYRTARE: KB Ylli konfirmon transferimin e basketbollistit të njohur

KB Golden Eagle Ylli është duke u konsoliduar për edicionin e ri të Superligës.

Sport

19/08/2019 13:54

Skuadra nga Suhareka fillimisht largoi të gjithë basketbollistët pas dështimit që patën sezonin e kaluar, dhe tani ka filluar të zyrtarizojë ardhjet e reja.

Njëra ndër ta është edhe Samir Zekiqi, i cili deri tani mbrojti ngjyrat e KB Trepçës, përcjell lajmi.net.

Ky është njoftimi i KB Yllit:

”Samir Zekiqi në Golden Eagle YLLI

Basketbollisti mitrovicas Samir Zekiqi prej sot është pjesë e klubit tonë.

Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe jo me formë labile, do të jetë një nga ata që do të dominojnë në trapez. Ne jemi të gëzuar që në formacionin tonë do të kemi Samirin.

Zekiqit i urojmë mirëseardhje!”. /Lajmi.net/