ZYRTARE: KB Rahoveci transferon një tjetër basketbollist të huaj

KB Rahoveci ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me një tjetër basketbollist të huaj.

Sport

03/12/2021 20:59

Amerikani i radhës që i bashkohet skuadrës së Rahovecit është Ameer Jackson që luan në pozitën 1/2 dhe është i gjatë 193 cm.

Ameer Jackson ka një eksperiencë të hatashme ku dhe është paraqitur me suksese në elitat e basketbollit të vendeve të ndryshme të botës si Irak, Katar, Rumani, Tunisi dhe së fundmi është paraqitur në elitën e basketbollit të Republikës Domenikane, thuhet në faqen zyrtare të klubit të Rahovecit.

Në edicionin e fundit i paraqitur në elitën e Republikës Domenikane ai ka luajtur me një mesatare të 7 pikëve, 2.4 asistime e 1.4 kërcime për ndeshje.

Rahoveci ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm tre fitore të arritura në 12 ndeshje këtë edicion. /Lajmi.net/