ZYRTARE: KB Prishtina sjell transferimin e radhës

KB Prishtina vazhdon të përforcohet për sezonin e ri të garave në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sport

15/08/2019 10:21

Kryeqytetasit vazhdojnë të jenë në mesin e skuadrave më aktive këtë verë.

Kampionët e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar me basketbollistin Arian Memeti, që vjen nga Kerasan Prishtina.

“Një ndër pak lojtarët vendorë të njohur për lojë energjike dhe atraksione do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonën 2019-20”.

“Ariani me shumë potencial dhe 203 centimetrat e tij dhe punën e pa lodhshme do te jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e KB Prishtinës./Lajmi.net/