ZYRTARE: KB Prishtina rinovon me Dardanën Berishën

KB Prishtina duket se ka filluar këndelljen për sezonin e ri.

Sport

03/09/2019 16:31

Pas njoftimeve për disa përforcime dhe rinovimin me basketbollistët kryesorë, edhe Dardan Berisha ka vendosur të vazhdojë me klubin bardhekaltër.

Këtë e ka konfirmuar klubi kryeqytetas nëpërmes një njoftimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

”Dhe në fund qershia mbi tortë… Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.

Ndryshe, KB Prishtina do tentojë garimin në Ligën e Kampionëve sivjet. /Lajmi.net/