ZYRTARE: KB Prishtina njofton përforcimin e ri

Lojtari me prejardhje nga Australia, Jonathan Janssen i gjatë 205cm është përforcimi më i ri i KB Prishtinës.

Sport

28/08/2019 17:57

Me përvojën e fituar në sezonën e fundit në superligën e Zelandës së re përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritët të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën.

Para se të luante në Zelandën e re, ai ishte pjesë e NCAA2 tek skuadra Hawaii Pacific.

Kujtojmë se KB Prishtina këtë vit mund të garojë në Champions League. /Lajmi.net/