ZYRTARE: KB Peja njofton përforcimin e madh

KB Peja është mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme pasi këtë edicion është kthyer në Superligë.

Sport

11/09/2019 22:55

Pasi disa orë më parë zyrtarizuan trajnerin e ri, pejanët tashmë kanë filluar të njoftojnë publikun edhe me përforcimet e reja.

Drilon Hajrizi do ta vesh fanellën e Pejës për të dytën herë, pas largimit disa vite më parë.

”KB Peja njofton se ka arritur marrveshje me kampionin, Drilon Hajrizi, për ta kthyer në folen e Shqiponjës.

Karagaçi këtë sezonë do thërret emrin e tij në betejat tona sportive.

Driloni kthehet për ta vazhduar, aty ku e la, luftën për titull”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan. /Lajmi.net/