Zyrtare: Kapiteni Limani largohet nga Drita pas shumë vjetësh

Kapiteni Ardian Limani është larguar edhe zyrtarisht nga Drita e Gjilanit pas një aventure disavjeçare. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Drita dhe mbrojtësi Limani kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme pas kërkesës së lojtarit. “Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të…

Sport

31/05/2023 16:03

Kapiteni Ardian Limani është larguar edhe zyrtarisht nga Drita e Gjilanit pas një aventure disavjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Drita dhe mbrojtësi Limani kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme pas kërkesës së lojtarit.

“Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit. Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të tre herë kampionëve të Kosovës.

Ardian Limani zhvilloi me fanellën bardhekaltër 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ishte pjesë e klubit nga grupmoshat e reja.

Limani raportohet të jetë në bisedime me Shkëndijen e Tetovës./Lajmi.net/