ZYRTARE: Ka ndodhur më në fund… Aubameyang rinovon me Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar një marrëveshje të re tre-vjeçare në klub.

Sport

15/09/2020 17:13

Aubameyang, 31 vjeç, ishte i lidhur me një largim nga ‘Emirates’ me ekipe si Barcelona dhe Inter Milan që thuhet se ishin interesant në blerjen e shërbimeve të tij.

Por sulmuesi gabonez, i cili ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Arsenalit në dy sezonet e fundit, tani ka njoftuar një zgjatje të kontratës së tij, e cila do të skadonte verën e ardhshme.

Marrëveshja do ta mbajë Aubameyang në klub deri në vitin 2023. /Lajmi.net/