ZYRTARE: Juventus prezanton Kaio Jorge

Juventus përmes një komunikate ka konfirmuar transferimin e talentit brazilian, Kaio Jorge.

Sport

17/08/2021 20:36

Braziliani ka nënshkruar kontratë për katër vite, që do ta mbajë te “Zonja e Vjetër” se paku deri më 2026, transmeton lajmi.net.

Transferimin e Jorge nga Santos e kishte bërë para një muaji zyrtare skuadra braziliane, ndërsa tani edhe “Bianconerët” e kanë konfirmuar.

“Kai Jorge është lojtar i ri i Juventusit. Braziliani i lindur me 2022, arrin nga Santos dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Juventus ka arritur marrëveshje edhe me Sassuolon për transferimin e Manuel Locatelli që do bëhet zyrtare brenda javës./Lajmi.net/