ZYRTARE: Justin Martin transferohet te Golden Eagle Ylli

KB Ylli nuk ka të ndalur në merkaton e verës.

Sport

25/08/2021 17:41

Skuadra e Yllit ka vazhduar me përforcimin e ekipit në prag të fillimit të edicionit të ri, shkruan lajmi.net.

“Xhebrailat”, së fundmi kanë arritur marrëveshje me amerikanin Justin Martin.

Martin 198 cm luan në pozitën e alos, së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës greke Panionios në edicionin 2019/20 ku luajti me mesatare 6.2 pikë, 3.5 kërcime, 1.2 asistime.

Me këtë transferimin ‘Suharekasit’ kompletojnë ekipin dhe janë të gatshëm për edicionin e ri që pritet të startojë ne mesin e muajit shtator.

Ylli përveç në Superligën e Kosovës, do të marr pjesë edhe në Ligën Unike. /Lajmi.net/