ZYRTARE: Junior Firpo transferohet te Leeds United

Leeds United ka kompletuar transferimin e Junior Firpos nga Barcelona

Sport

06/07/2021 13:15

Klubi anglez ka arritur ta kompletojë transferimin e 24-vjeçarit, pavarësisht klubeve të tjera të interesuara, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi Leeds përmes një komunikate zyrtare.

“Leeds United janë të gëzuar të njoftojnë me transferimin e Junior Firpos”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Firpo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare./Lajmi.net/