Zyrtare: Ju kujtohet Pacquiao? Ai vjen me një vendim sensacional

I pensionuari Manny Pacquiao, do të rikthehet përsëri në ringun e boksit.

Sport

04/08/2016 14:42

Ai e ka zyrtarizuar meçin kundër boksierit amerikan, Jessie Vargas.

Boksierët do të ballafaqohen në ring më 10 gusht, ndërsa lajmin e ka konfirmuar menaxheri i Pacquiaos, Michael Koncz, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka thënë për “Los Angeles Times” që Pacquiao e ka boksin në gjak dhe është shumë i lumtur që po rikthehet.