ZYRTARE: Jovic nënshkruan me Real Madridin
Real Madridi ka kompletuar transferimin e sulmuesit Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, me lojtarin që do nënshkruajë kontratë gjashtë-vjeçare me Los Blancos,

Sport
Reali ka kompletuar marrëveshjen me ekipin gjerman për 70 milionë euro dhe sulmuesi serb nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e bardhë.
21-vjeçari ka pasur përformanca të jashtëzakonshme këtë edicion me Frankfurt dhe kësisoj ka zgjuar interesimin e top-skuadrave të njohura, përcjell lajmi.net.
Jovic zhvilloi 47 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 27 gola dhe duke tërhequr interesimin e Real Madridit.
Tashmë, Reali ka filluar veçse me transferimin e reja, të cilat po pretendohet të sjellin revolucion në skuadrën madrilene.
Në ‘Santiago Bernabeu’ shumë shpejtë pritet të zbarkojë edhe Eden Hazard. /Lajmi.net/