Zyrtare: Jordanco Bavitkov – trajneri i ri i Pejës

Peja ka njoftuar se Jordanco Davitkov është trajneri i ri i tyre.

Sport

13/01/2021 13:21

Dje, Peja konfirmoi se trajneri Bas për arsye personale dha dorëheqje pas vetëm dy javë në krye, përcjellë lajmi.net.

Sot (e mërkurë), Peja njoftoi me trajnerin e ri që ka udhëhequr shumë skuadra në Maqedoninë e Veriut duke fituar katër herë titullin kampion si dhe Kupën e Maqedonisë.

Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:

“Zyrtare: Jordančo Davitkov është trajneri i ri i KB Peja ?

Trajneri Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me rradhë. Ai kualifikoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skudra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur 4 herë Kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedon i të gjitha kohërave”, shkroi klubi në profilin e tyre zyrtarë në Facebook./Lajmi.net/