ZYRTARE: Joao Mario ndërpren kontratën me Interin

Inter ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës me futbollistin Joao Mario.

Sport

12/07/2021 17:46

Mario nuk ishte pjesë e projektit të Simeone Inzaghit, derisa ka ndërprerë kontratën dhe tani është agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Komunikata e Interit:

“Inter njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Joao Mario për ndërprerjen e kontratës”.

Ndërkohë, Mario në ditët në vijim do kompletojë transferimin te Benfica./Lajmi.net/