Zyrtare: Jimenez në Atletico Madrid
Atletico Madrid ka realizuar përforcimin e radhës në prag të fillimit të sezonit të ri në La Ligë. Kampioni i Spanjës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Raul Jimenez nga Club America.
Sport
Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e sulmuesit Raul Jimenez nga Club America në kontratë gjashtëvjeçare për rreth 10 milionë euro.
Trajneri Diego Simeone ka blerë Mario Mandzukicin nga Bayern Munich pas largimit të Diego Costas në drejtim të Chelseas.
Kurse, tani ka shtuar edhe një blerje për të përforcuar repartin ofanziv.
23-vjeçari i cili ishte pjesë e Kombëtares së Meksikës në Kampionatin botëror ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare në Spanjë, dhe Club America konfirmoi shitjen e tij.
“Raul Jimenez është futbollist i ri i Atletico Madridit. Hapi krahët dhe fluturo lartë”, thuhej në njoftimin e Club America.