ZYRTARE: Jetmir Topalli transferohet te skuadra turke, nënshkruan me Yeni Malatyaspor

Jetmir Topalli është transferuar në Turqi, te skuadra e Malatyaspor.

Sport

13/08/2020 20:45

Ylli i Ballkanit, Topalli, i është bashkuar skuadrës së Yeni Malatyaspor, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Ballkanit, përmes faqes zyrtare, duke falënderuar njëkohësisht Jetmirin për gjithçka.

Në anën tjetër, skuadra turke akoma nuk ka ndonjë publikim në faqen e saj zyrtare lidhur me transferimin e anësorit kosovar.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e Ballakanit. /Lajmi.net/