Zyrtare: James Milner vazhdon kontratën me Liverpoolin

Mesfushori i Liverpool, James Milner do të vazhdojë edhe më tej me ekipin e tij.

Sport

06/06/2022 15:13

James do të jetë lojtar i ‘Reds’ së paku edhe një vit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me ekipin e Jurgen Klopp deri në verën e vitit 2023.

Anglezi kishte disa oferta në tavolinë nga skuadra të tjera, por ai zgjodhi të vazhdojë edhe më tej në ‘Anfield’./Lajmi.net/