ZYRTARE: James Harden shpallet lojtari më i mirë i muajit në Konferencën Lindore

Basketbollisti i Brooklyn Nets, James Harden, është shpallur lojtar i muajit në Konferencën Lindore.

Sport

01/04/2021 22:13

NBA ka deklaruar sot se basketbollisti i Brooklyn Nets, James Harden, është emëruar lojtari më i mirë i muajit mars në Konferencën Lindore.

Ky është triumfi i dytë që nga transferimi i tij në Nets, dhe gjithsej i 11-ti në karrierë.

Harden udhëhoqi Brooklyn në një seri të ndeshjeve në NBA duke fituar 11 ndeshje, duke regjistruar mesatare prej 27.9 pikësh dhe regjistroi 9.8 kërcime, 11.5 asistime për ndeshje.

James Harden fitoi çmimin dy herë radhazi, hera e parë ishte në shkurt 2021

Ndërsa për Konferencën Perëndimore, Nikola Jokic u shpall lojtari më i mirë, ai regjistroi një mesatare prej 27.1 pikësh, 11.4 kërcime dhe 8.4 asistime./Lajmi.net/