Zyrtare: Ja sa do të mungojë Luis Suarez

Skuadra e Barcelonës dhe kombëtarja e Uruguait kanë pranuar një lajm aspak të mirë.

Sport

18/03/2019 16:05

Në ndeshjen kundër Real Betis, ku edhe realizoi një gol, sulmuesi uruguaian pësoi një lëndim në kyçin e këmbës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, skuadra e Barcelonës dhe kombëtarja e Uruguait kanë mësuar se sa do të jetë ylli i tyre jashtë fushave të blerta.

Luis Suarez pritet që t’i mungojë kombëtares së tij në ndeshjet e marsit, pasi do të mungojë për 10 deri në 15 ditë, transmeton lajmi.net.

Ai është mësuar se nuk do të udhëtojë me skuadrën e tij kombëtare drejt Kinës, dhe kjo do të jetë mungesë e madhe për Uruguain.

Suarez pritet që të kthehet në kohë për ndeshjen e Barcelonës kundër Manchester United. /Lajmi.net/