ZYRTARE: Ja kur do të bëhet prezantimi i Hazardit si lojtar i Realit

Eden Hazard do të prezantohet si lojtar i Real Madridit ditën e enjte (nesër) me fillim nga ora 19:00 në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

12/06/2019 16:06

Real Madrid ka filluar me serinë e prezantimit të lojtarëve.

Pas prezantimit të Luka Joviq, ‘Los Blancos’ kanë njoftuar se gjatë ditës së enjte të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Eden Hazard.

13 herë kampionët e Evropës përmes një komunikate kanë bërë të ditur se prezantimi i Eden Hazard do të bëhet ditën e enjte, me fillim nga ora 19:00, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Real Madrid ka paguar 100 milionë euro për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea, shumë e cila mund të shkojë deri në 150 milionë euro, nëse përmbushen disa bonuese./Lajmi.net/