Zyrtare: Ish-lojtari i Kosovës gjen skuadër të re pas dështimit me Luzernin

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Lorik Emini është bërë me ekip të ri, pas aventurës së dështuar në Luzern. 23-vjeçari ka firmosur kontratë me FC Vaduz deri në vitin 2025 dhe ka kompletuar transferimin e tij si “lojtar i lirë”, shkruan Lajmi.net Mesfushori kosovar gjatë këtij sezoni zhvilloi vetëm gjashtë paraqitje në Superligën e Zvicrës,…

Sport

01/06/2023 12:05

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Lorik Emini është bërë me ekip të ri, pas aventurës së dështuar në Luzern.

23-vjeçari ka firmosur kontratë me FC Vaduz deri në vitin 2025 dhe ka kompletuar transferimin e tij si “lojtar i lirë”, shkruan Lajmi.net

Mesfushori kosovar gjatë këtij sezoni zhvilloi vetëm gjashtë paraqitje në Superligën e Zvicrës, mori vetëm dy kartonë të verdhë.

Gjatë vitit 2021, Kombëtarja e Kosovës e kishte ftuar Eminin për ta zhvilluar një ndeshje miqësore kundër San Marinos.

Kujtojmë që vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro./Lajmi.net./