Zyrtare: Interi transferon tre lojtarë të rinj

Skuadra e Inerit ka arritur të jetë aktive në merkato, por kësaj radhe duke transferuar tre lojtarë të rinj të lindur në vitin 1996.

Sport

02/02/2015 19:24

Interi ka arritur të transferojë tre lojtarë të rinj të lindur në vitni 1996, gjithnjë sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio.

Emrat e tre lojtarëve të lartëpërmendur janë: Jose Correa, Thilo Kehres dhe Italo Santos.

I pari është një sulmues nga Sporting Lisbona, ndërsa Kehres është mesfushor i cili mund të luajë para mbrojtësve.

I fundit është Santos, i cili është një mbrojtës nga skuadra braziliane, Vasco Da Gama. Interi beson se do të përfitojë shumë nga këta tre të rinj gjatë vitet të ardhshme.