ZYRTARE: Inter – Barcelona, mungon Messi

Lionel Messi nuk është ftuar nga Barcelona për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/12/2019 14:40

Barcelona nuk e ka ftuar Lionel Messin për ndeshjen ndaj Interit.

Ylli argjentinas është pushuar nga trajneri Ernesto Valverde në prag të El Clasicos me Real Madridin, transmeton lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga Barcelona nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku është publikuar lista e futbollistëve të ftuar për ballafaqimin e së martës mbrëma në Giuseppe Meazza.

Barcelona ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve nga pozita e parë kurse Inter kërkon t’i bashkohet katalanëve derisa ka pikë të barabarta me Borussia Dortmundin që në ndeshjen tjetër pret Slavinë e Pragës. /Lajmi.net/