ZYRTARE: Hummels kthehet te Dortmundi

Borussia Dortmund ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e mbrojtësit Mats Hummels.

Sport

19/06/2019 14:54

Mbrojtësi gjerman ka vendosur të rikthehet te ‘Verdhezinjët’, pasi nuk është në planet e Bayernit për sezonin e ardhshëm, pas transferimit të Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez në ‘Allianz Arena’.

Çmimi i këtij operacioni nuk është publikuar, por besohet të jetë rreth 30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Hummels shijoi tre vite të suksesshme te Bayerni, duke fituar tre herë radhazi Bundesligën dhe Superkupën, ndërsa njëherë fitoi DFB Pokal.

30-vjeçari ishte edhe më herët pjesë e Dortmund, teksa kthehet sërish pas tre sezoneve. /Lajmi.net/