ZYRTARE: Higuain – Juventus, komunikatë nga Napoli

Napoli ka mohuar spekulimet se Gonzalo Higuain ka arritur marrëveshje për transferim te rivali nga Serie A, Juventus.

Merkato

15/07/2016 12:03

Napoli ka reaguar pas lajmit se Gonzalo Higuain ka arritur marrëveshje për transferim te rivali nga Serie A, Juventus.

Klubi nga San Paolo ka mohuar raportimet e mediave italiane se reprezentuesi argjentinas është afër transferimit te kampioni i Serie A.

“Janë vetëm gënjeshtra”, deklaroi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis për “Sky Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk duhet të besoni në gjithçka që lexoni. Ne jemi duke ndërtuar një ekip për Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

“Andaj, nuk kemi marrë asnjë ofertë për Higuain, nga Juventus ose cilido klub tjetër”, përfundoi De Laurentiis.