Zyrtare: Gundogan nënshkruan kontratë të re me Dortmundin

Mesfushori i Dortmundit, Ilkay Gundogan i ka befasuar të gjithëve, pasi ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me skuadrën gjermane.

Sport

01/07/2015 19:27

Ilkay Gundogan ka arritur të rinovojë në mënyrë zyrtare kontratën e tij me Dortmundin, kështu ka konfirmuar skuadra e Dortmundit me anë të një postimi në twitter.

Gundogan ka nënshkruar kontratë të re me Dortmundin, e cila do ta mbajë atë në Signal Iduna Park deri në vitin 2017.

“Jam i lumtur që më në fund e kam qartësuar të ardhmen time dhe tani mund të vazhdoj të luaj për Dortmundin”.

“Tani jam totalisht i fokusuar për përgatitjet për sezonin tjetër”, ishin fjalët e thëna nga Gundogan pasi rinovoi kontratën me Dortmundin.

Gundogan 1