Zyrtare: Guendouzi, lojtar i Marseille

Matteo Guendouzi i është bashkuar si transfer permanent Olympiqye Marselliet.

Sport

01/07/2022 16:13

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Arsenalit, përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

 

Guendouzi luajti si i huazuar sezonin e fundit tek ish-kampionët francezë. Falë performancave të mira, drejtuesit vendosën ta blejnë përfundimisht atë.

Francezi, ndonëse pati paraqitje të mira me “topçinjtë” në fillet e tij, sjelljet e tij jashtë fushës nuk i kanë pëlqyer Mikel Artetes që ka kërkuar urgjentisht që lojtari të jetë sa më larg klubit. /Lajmi.net/