Zyrtare: Goran Dragic nënshkruan me Brooklyn Nets

Fundori slloven, Goran Dragic ka nënshkruar marrëveshjen me Brooklyn Nets.

Sport

21/02/2022 19:08

Nets kanë bërë edhe një tjetër lëvizje, pasi shkëmbyen James Harden për Ben Simmons, përcjell lajmi.net.

Së fundmi, Nets kanë nënshkruar me ish-lojtarin e Miami Heat, Goran Dragic, transmeton lajmi.net.

Dragic më parë ka qenë shok skuadre me kryetrajnerin aktual të Nets, Steve Nash.

Nash ishte mentori i Dragic në lojë ne basketbollit dhe dyshja pritet të kenë bashkëpunim të mirë në skuadrën e Brooklyn Nets, që synon titullin e kampionit. /Lajmi.net/