ZYRTARE: Golden Eagle Ylli zbulon përforcimin e ri

Golden Eagle Ylli vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.

Sport

24/08/2019 12:17

Jameel Mc Kay është basketbollisti i radhës që i bashkohet skuadrës nga Theranda.

Njoftimi i plotë i KB Golden Eagle Ylli:

JAMEEL McKAY vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle YLLIT

Ardhja e Jameel McKay në klubin tonë nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”.

I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe karizmatik, McKay zbarkon në Suharekë.

Në pozitat 4/5 është i pakontestueshëm, pas një përvoje jo të vogël, disa herë në përzgjedhje të lojtarëve më të mirë, më i miri në lojën mbrojtëse tek IOWA State dhe pjesë në NBA Draft, ai ka vendosur që numrin 1 që e ka mbajtur tek IOWA State, ta vendosë para klubit tonë në këtë sezonë.

Jameel McKay, WELCOME to be our Golden Eagle

/Lajmi.net/