Zyrtare: Golden Eagle Ylli nuk ndalet me transferime, përforcohet me Elyjah Clarkun

Golden Eagle Ylli nuk di të ndalet me përforcimet për këtë edicion.

Sport

10/01/2021 21:45

Pas disa transferimeve, Ylli ka arritur marrëveshje me ‘bombën’ e radhës, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Elyjah Clark, që e transferuan nga skuadra turke, Ankara Andolu.

Këtë transferim klubi e konfirmoi përmes një postimi në Facebook: (Njoftimi i plotë pa ndërhyrje)

“Elyjah Clark

Vjen nga Ankara Anadolu Basket (Turqi)

Në 15 ndeshjet e zhvilluara kishte 20p 6r 4a për lojë.

Mirë se vjen Clark”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Ylli momentalisht renditët në pozitën e katër me 22 pikë, tri me pak se lideri Rahoveci, kurse regjistrojnë tetë fitore dhe gjashtë humbje në 14 xhirot e para./Lajmi.net/