Zyrtare: Gjyqtarëve austriakë iu besohet ndeshja Kosovë – Andorrë
Kombëtarja e Kosovës në futboll pas tri ditësh do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” do të ndeshen me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:40, shkruan lajmi.net. Në uebfaqen e UEFA-s janë publikuar edhe delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll pas tri ditësh do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të ndeshen me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:40, shkruan lajmi.net.
Në uebfaqen e UEFA-s janë publikuar edhe delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.
Gjyqtarët austriakë janë deleguar për takimin e dytë të Kosovës kundër Andorrës.
Sebastian Gishamer do të jetë gjyqtar kryesor i takimit, ndërkaq Roland Riedel dhe Santino Schreiner do të jenë dy ndihmësit e tij.
Kujtojmë se të shtunën mbrëma (sot), Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në takimin e parë të Grupit I në Tel Aviv.
Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën./Lajmi.net/