Zyrtare: Gjilani transferon Solomon

Ekipi i Gjilanit ka njoftuar se ka transferuar Theophilus Solomon. Solomon kaloi nga Ballkani te ekipi i Gjilanit. Me gjilanasit ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net. Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar vet ekipi. Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e Gjilanit: “Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja…

Sport

12/08/2022 22:39

Ekipi i Gjilanit ka njoftuar se ka transferuar Theophilus Solomon.

Solomon kaloi nga Ballkani te ekipi i Gjilanit.

Me gjilanasit ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar vet ekipi.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e Gjilanit:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”./Lajmi.net/