ZYRTARE: Gjilani transferon Agustin Torassa

Gjilani në këtë afat kalimtar nuk di të ndalet.

Sport

12/06/2021 21:04

Pas disa transferimeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka transferuar edhe sulmuesin Agustin Torassa, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate, ku bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Kujtojmë se Gjilani vitin tjetër synon titullin kampion./Lajmi.net/