ZYRTARE: Gjilani prezanton Besar Musollin

Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës bardhekuq.

Sport

22/09/2020 17:12

Mesfushori 31-vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vjen pas tetë viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tij në Kukës, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.

Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën kaloi tetë vite, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.

Përfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Kombëtarja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për Kampionat Botëror kundër Ukrainës, ku edhe debutoi me fanellën e Kosovës. /Lajmi.net/