ZYRTARE: Gjilani njofton transferimin e lojtarit të Prishtinës

Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

Sport

12/08/2020 14:11

Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tij e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.

Ai karrierë në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadrën e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për t’u transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesshëm me të kuqët, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.

Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion. /Lajmi.net/