Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Granit Jasharin

Gjilani ka njoftuar për përforcimin e radhës.

Sport

06/07/2022 15:18

Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Granit Jashari, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja e arritur mes Gjilanit dhe Jasharit parashihet ta mbajë lojtarin në skuadër për dy vitet e ardhshme.

23 vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe më parë ishte pjesë e Drenicës.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të SC Gjilani për transferimin në fjalë. /Lajmi.net/