Zyrtare: Gerrard konfirmon largimin nga Liverpooli

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard sapo ka konfirmuar se do të largohet nga Anfieldi në fundin e këtij sezoni, i cili nuk duket të jetë i mirë për skuadrën e The Reds.

Sport

02/01/2015 10:50

Steven Gerrard ka konfirmuar për media se do të largohet nga Liverpooli, kur kontrata e tij me këtë skuadër do të përfundojë në fundin e këtij sezoni.

Edhe vet skuadra e Liverpoolit e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se Gerrard do të largohet nga Anfieldi në fund të sezonit.

Kjo do të jetë një goditje mjaft e madhe për skuadrën e Brendan Rodgers, pasi dihet se Gerrard është një legjendë e vërtetë dhe i ka dhuruar shumë kësaj skuadre, duke përmendur këtu trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2005.