ZYRTARE: Gentrit Begolli transferohet te Llapi

Gentrit Begollin është rikthyer te KF Llapi.

Sport

15/08/2020 14:52

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Gentrit Begollin.

Begolli dhe Llapi kanë shkruar kontratë një vjeçare.

Njoftimi i KF Llapit:

Gentrit Begolli rikthehet tek Llapi

Pas një viti Begolli i rikthehet ngjyrave bardh e kaltër

Podujevë, 15 gusht 2020 – Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi. Begolli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve.

/Lajmi.net/