ZYRTARE: Gentjan Muça largohet nga Prishtina

KF Prishtina dhe Gentjan Muça kanë ndarë rrugët.

Sport

31/07/2021 17:44

Aventura e Muçës tek Prishtina ka përfunduar pas një sezoni, shkruan lajmi.net.

Futbollisti erdhi në Prishtinë nga Tirana sezonin e kaluar, dhe ia doli të ndihmojë ‘kryeqyetasit’ të fitojnë titullin kampion pas një kohe të gjatë.

Prishtina ka falënderuar futbollistin për profesionalizimin, kontributin, korrektësinë dhe sjelljet e tij të shkëlqyera karrshi shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe tifozëve.

Lajmin për largimin e Muçës e ka bërë të ditur vetë klubi i Prishtinës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook. /Lajmi.net/