Zyrtare: Garcia futbollisti më i ri i Real Madrid

Skuadra e Real Madrid ka bërë të ditur transfeirmin e parë gjatë afatit kalimtar të verës. Bëhet fjalë për Gran Garcia, i cili vjen nga ekipi i Rayo Vallecano dhe ka firmosur me ekipin madrilen për katër sezonet e ardhshme, shkruan Lajmi.net Garcia ishte pjesë e akademisë së Real Madrid, por në vitin 2021 kishte…

Sport

09/06/2023 14:44

Skuadra e Real Madrid ka bërë të ditur transfeirmin e parë gjatë afatit kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për Gran Garcia, i cili vjen nga ekipi i Rayo Vallecano dhe ka firmosur me ekipin madrilen për katër sezonet e ardhshme, shkruan Lajmi.net

Garcia ishte pjesë e akademisë së Real Madrid, por në vitin 2021 kishte firmosur me Vallecanon me një shifër transferimi prej 2 milionë euro.

Tani Real Madrid duhet t’i paguaj plotë 10 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë.

Gjatë këtij sezoni 23-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje në La Liga, shënoi dy gola dhe bëri tre asiste./Lajmi.net/