Zyrtare: Fiorentina huazon Salahin

Skuadra italiane, Fiorentina ka konfirmuar në mënyrë zyrtare huazimin e lojtarit të Chelseas, Mohamed Salahn.

Sport

02/02/2015 23:02

Fiorentina ka arritur të konfirmojë në mënyrë zyrtare huazimin e Mohamed Salahn nga skuadra e Chelseas.

Gjiganti nga Premier Liga ka arritur të transferojë Cuadradon nga Fiorentina, dhe kështu Salah shkoi te skuadra italiane si zëvendësues i lojtari kolumbian.

Salah ka mundësinë që të ngrisë karrierën e tij te skuadra e Fiorentinës, pasi dështoi të tregojë vetën te Chelsea, duke luajtur vetëm tre herë gjatë këtij sezoni me Blutë e Londrës në Premier Ligë.