ZYRTARE: FIGC vendos për merkaton në Itali, fillon më 1 shtator

FIGC ka njoftuar se dritarja e transferimit të verës në Itali do të zhvillohet midis 1 shtatorit dhe 5 tetorit të këtij viti.

Sport

08/06/2020 16:55

Tregu është dashur të rihapet më 1 korrik dhe të mbyllet përsëri më 2 shtator, por pandemia e koronavirusit ka shtyrë gjithçka përsëri.

Tani, skuadrat italiane do të jenë në gjendje të regjistrojnë lojtarë të rinj vetëm nga 1 shtatori deri më 5 tetor.

Kjo gjithashtu ka pasoja për dritaren e janarit, me tregun e dimrit që do rihapet nga 4 janari. /Lajmi.net/