Zyrtare: Festim Alidema i bashkohet FC Ballkanit deri në vitin 2027
FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të njohur Festim Alidema, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës portokallezi. Lajmi është konfirmuar mbrëmë nga klubi kampion përmes një komunikate zyrtare, transmeton lajmi.net Alidema, 27-vjeçar, i bashkohet Ballkanit me një kontratë dyvjeçare, që do ta mbajë në Suharekë deri në verën e vitit 2027.…

Sport
FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të njohur Festim Alidema, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës portokallezi.
Lajmi është konfirmuar mbrëmë nga klubi kampion përmes një komunikate zyrtare, transmeton lajmi.net
Alidema, 27-vjeçar, i bashkohet Ballkanit me një kontratë dyvjeçare, që do ta mbajë në Suharekë deri në verën e vitit 2027.
Ai vjen si një emër me përvojë të konsiderueshme, duke pasur në CV-në e tij paraqitje në kampionatin kosovar, atë shqiptar, si dhe në elitën e futbollit kroat.
“Me shpejtësinë dhe teknikën e tij në fazën ofensive, si dhe përvojën e madhe, 27-vjeçari pritet të japë një dimension të ri në lojën tonë sulmuese dhe të kontribuojë fuqishëm në objektivat e skuadrës,” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Klubi gjithashtu i ka uruar mirëseardhje sulmuesit të ri, duke i dëshiruar suksese me fanellën portokallezi gjatë aventurës së tij në dy sezonet e ardhshme./lajmi.net/